Ambasadori ukrainas: Qe qysh Rusia mundet me heqë dorë nga Kosova!

Ambasadori i Ukrainës në Beograd, Oleksandr Aleksandrovic, ka deklarue se qendrimi i Ukrainës për mos me njoft pamvarësinë e Kosovës, simbas tij, të shpallun njianshëm, asht i njajtë.
Ambasadori Aleksandrovic ka shpreh dyshimin se Rusia mundet me “heqë dorë” nga Kosova nëse perëndimi e njeh Krimenë si pjesë të Rusisë.

“Sot Rusia e ruen veton e saj kundër pamvarësisë së Kosovës, nesër mundet me heqë. Rusia ka vnue veto jo pse i do serbët por për shkak se kjo i konvenon politikës së tyne. Putin ka thanë se asht i gatshëm me heqë dorë nga Kosova nëse perëndimi e njeh Krimenë. Në politikë nuk ka bashkim dhe vllaznim, ka vetëm interesa”, insiston Aleksandrovic.

Ai ka thanë për portalin serb Blic se Ukraina nuk e njeh Kosovën si shtet dhe rikujton se se ky shtet, në kualifikimet e kampionatit europian 2017 në basketboll, dhe kampionatit botnor 2018 në ftuboll, asht në grupe të njajta me Kosovën por ka vendos që takimet e veta, me Kosovën, me i lue jashtë kufijve të Ukrainës.

“Në të kundërtën do të duhej me ja pranue pasaportat si legjitime. N’anën tjetër, rusët kanë pranue qytetarët me pasaporta të Kosovës”, tha Aleksandrovic.

Ambasadori mendon se Serbia me Ukrainën ka ma shumë gjana të përbashkëta se me Rusinë.