Ambasadorja Çitaku ja ban bajat Dacicit në Këshillin e Sigurimit

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkueme ka thanë se asht absurde që çdo tre muej duhet me ngue Ivica Dacicin me fjalët e pavërteta në drejtim të Kosovës.

Çitaku falënderoi tana shtetet që e kanë përkrahë Kosovën deri tash dhe vazhdojnë ta përkrahin, ajo tha se Kosova ka me qenë mirënjohëse çdoherë për ta.

“Ju krejt keni kalue orë të tana për situatën në Kosovë, nga paret e taksapaguesve tuej asht pague për UNMIK’un që me qenë në Kosovë për siguri”, tha Çitaku.

“Kombet e Bashkueme dhe liderët e saj kanë qenë çdoherë përkrah Kosovës dhe për ketë Kosova ka me ju qenë mirënjohëse çdoherë.”

Ajo tha se, “Çdo tre muej unë vi dhe ngoj nga kolegët e mi serbë, që Shteti i Kosovës nuk egziston, ku populli i Kosovës janë kriminelë, Milosevici asht heroi, ndërsa lëvizja për çlirimin e Kosovës ka krye spastrime e gjana të tjera të shëmtueme.”

“Gjana të tilla me duhet me i ngue çdo tre muej, e krejt kjo asht veç se nji e pavërtetë, sepse Kosova asht e lirë e pamvarun dhe ka shtetin e saj.”