Ambasadorja Çitaku jep detaje për familjet shqiptare të prekuna nga uragani ‘Harvey’

Qindra familje shqiptare jetojnë në zonat e prekuna nga uragani ‘Harvey’ në Shtetet e Bashkueme të Amerikës.

Ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, ka njoftue se institucioni që ajo udhëheq asht përkujdesë që me komunikue me shqiptarët në Houston të Texasit.

Çitaku ka njoftue se përveç dameve materiale, shqiptarët janë jashtë rrezikut për jetë.

Ky asht publikimi i plotë i ambasadores Çitaku në Facebook:

“Me shqetësim po përcjellim pasojat e fortunës dhe vërshimeve në #Huston.Në zonat e prekura dhe përreth tyre jetojnë qindra familje shqiptare. Kam komunikuar me disa prej tyre dhe jam njoftuar që përvec dëmeve materiale, të gjithë janë shëndosh dhe jashtë rrezikut. Ambasada e Kosovës dhe Konsulata në New York janë në dispozicionin tuaj.Kontakti emergjent është[email protected], nga State Department jemi njoftuar se asnjë shtetas i huaj nuk ka pësuar me fatalitet”.Uragani ‘Harvey’ është stuhia më e madhe që ka goditur Amerikën në 12 vitet e fundit, duke shkaktuar së paku 9 viktima në njerëz dhe dëme të jashtëzakonshme materiale.