Ambasadorja e Brazilit në takim me Dacic: Brazili nuk e ndryshon qëndrimit ndaj pamvarësisë së Kosovës

Ambasadorja e sapoemënueme e Brazilit në Beograd, Isabel Cristina de Azevedo Heyvaert, tha sot në nji takim me Ministrin e Jashtëm serb Ivica Dacic se Qeveria braziliane nuk ka me ndryshue qëndrimin e saj rreth shpalljes së pamvarësisë së Kosovës.

Simbas Ministrisë serbe të Punëve të Jashtme, Heyvaert shprehu interesin për vazhdimin e bashkëpunimit mes Serbisë dhe Brazilit.

Kryediplomati serb takimin me zyrtaren braziliane e përdori edhe për me falenderu Brazilin për mbështetjen e plotë që ky vend i ka ofrue Serbisë në aspektin e Kosovës, e cila qysh ban të ditun zyra për media e Dacic, u konfirmue së fundmi tue votue kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.