Ambasadorja e Gjermanisë ja kujton gazin Haradinajt

viets.jpg

Ambasadorja gjermane në Kosovë, Angelika Viets, tue fol për gjendjen politike dhe formimin e Qeverisë së re, nuk ka hezitue me ja kujtue kandidatit për Kryeministër, Ramush Haradinaj, kohën kur partia e tij dhe partitë tjera opozitare hidhnin gaz lotsjellës në Kuvend.

Haradinaj tash asht në koalicion me PDK’n, e cila ishte në pushtet kur partia e tij hidhte gaz lotsjellës në Kuvend për me kundërshtue Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, shkruen Zeri.

Ambasadorja gjermane ka thanë se, nëse Haradinaj ka me qenë në krye të Qeverisë dhe opozita e re do të sillej në të njajtën mënyrë, atëherë, siç thotë ajo, nuk mund të flasim për stabilitet në vend.