Ambasadorja gjermane del me nji kusht tjetër për vizat!

Qytetarët e Kosovës veshtirë se deri në fund të këtij vitit do të mundë të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.

Kushtëzimi, që vendet e fuqishme të Bashkimit Europian si Gjermania dhe Franca, që po ia bajnë Kosovës me luftimin e korrupcionit dhe krimit të organizuem, ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, por edhe friga nga fluksi i qytetarëve kosovarë që mund të dalin në vendet e BE’s, ka ba që edhe këtë verë qytetarët e Kosovës me prit për viza para dyerve të ambasadave të shteteve perëndimore.

Kushtet e vëna për Kosovën i konfirmon për gazetën “Zëri” ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, e cila thotë se ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi dhe luftimi i korrupcionit dhe krimit të organizuem duhet të plotësohen menjiherë.