Ambasadorja gjermane lutet me ju urue kosovarëve liberalizimin e vizave

angelina

Angelika Viets, ambasadore e Gjermanisë në Kosovë ka thanë se shpreson që të jetë në Kosovë dhe të uron për liberalizimin e vizave si nji nga çashtjet primare për vendin.

Këto komente, ambasadorja gjermane i bani n’inaugurimin e Fondit për Garanci Kreditore të cilin e cilësoi si bashkëpunim të shkëlqyeshëm mes qeverisë dhe institucioneve tjera, ku qellimi asht zhvillimi ekonomik.

“Ky fond asht i dizajnuem me ndihmue ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në marrjen e kredive”, tha ajo.

Simbas saj, qeveria gjermane asht inkuadrue ne ketë fond për të plotësu kapitalin fillestar.

 
Viets ka thanë se projektet e ardhshme kanë me u fokusue te arsimi dhe punësimi i të rijve.