Ambasadorja gjermane: Si duket opozita s’ka asnji temë tjetër për me trajtue përpos demarkacionit

viets.jpg

Gjermania tue e ndjek me interesim të madh çashtjen e marrëveshjes për demarkacionin Kosovë-Mali i Zi.

Për këtë temë, ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, në nji intervistë për KosovaPress, thotë se verifikimet për çashtjen e demarkacionit tashma janë krye edhe nga ekspertët ndërkombëtarë, dhe rezultatet tregojnë për të njajtin vlerësim si edhe të Komisionit Shtetnor për shënimin dhe mirëmbajtjen e kufinit të Republikës së Kosovës, i kryesuem nga Murat Meha.

Viets asht shpreh e habitun se pse opozita kosovare nuk po gjen të tjera tema për trajtim.

Sa i përket çështjes së demarkacionit, ne këtë jemi duke e përcjell me interesim të madh që nga momenti kur është arritur marrëveshja për demarkacionin. Si duket, opozita nuk ka asnjë temë tjetër për ta trajtuar. Ata si duket kanë nevojë që të flasin edhe më shumë lidhur me këtë temë.
Mirëpo, sa na përket neve nuk na lejohet që të komentojmë lidhur me këtë. E dimë që amerikanët e kanë bërë një verifikim të kësaj marrëveshje, gjithashtu ka pasur një grup ekspertësh në Komisionin e themeluar nga ish presidentja dhe ata e kanë verifikuar edhe një herë këtë marrëveshje. Po ashtu, anëtar i këtij grupi ka qenë edhe një shtetas gjerman me renome në këtë fushë. Të gjithë këta kanë arritur tek i njëjti rezultat sikur Komisioni shtetëror i kryesuar nga z. Murat Meha”, deklaroi ambasadorja Viets .