Ambasadorja gjermane: Zgjedhjet e parakohshme nuk janë zgjidhje!

viets.jpg

Zgjedhjet e reja dhe të parakohshme i kushtojnë Kosovës kohë dhe pare, ndërsa nuk do të ndryshonin diçka esenciale përsa i takon zhvillimeve politike në Kosovë.

Kështu thotë ambasadorja gjermane në Kosovë Angelika Viets në n’intervistën për Radio Kosova.

Viets thotë se për shkak se Kosova nuk ka përmbush kriteret e Komisionit Europian, veshtirë se do të ketë liberalizim të vizave këtë vit.

Për sa i përket punësimit të kosovarëve në Gjermani, Vites thotë se nga Kallnori i këtij viti, Ambasada Gjermane ka shqyrtue 5300 kërkesa për viza pune dhe shumica prej tyne janë lejue ndërsa në listën e pritjes për shqyrtim janë dhe 1350 kërkesa të reja.