Ambasadorja turke: Turqia ka investue ma së shumti në Kosovë, nuk ndërtojmë xhamia

Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, ka deklarue se Kosova dhe Turqia, nëpërmjet historisë së përbashkët shumëvjeçare kanë krijue marrëdhanie familjare dhe kanë lanë nji trashëgimi të madhe kulturore e sociale.

Ambasadorja Kiliç, tue folë për Anadolu Agency (AA), u shpreh se politika e jashtme e Turqisë fokusohet në stabilitetin dhe paqen në rajon. Tue theksue se, për shkak të terrorizmit e tanë bota kalon nga nji periudhë e vështirë, u shpreh se tash asnji shtet nuk mund të mbijetojë i izoluem. Ajo shtoi se nji shtet mund të ndihet i sigurtë vetëm nëse rajoni të cilit i takon asht në paqe.

“Për Turqinë dhe popullin tonë stabiliteti dhe paqja në Ballkan asht nji temë me prioritet. Për këtë arsye, jo vetëm me Kosovën, por me tana vendet e Ballkanit tue krijue marrëdhanie të ngushta dhe tue zhvillue marrëdhaniet ekonomike dhe tregtare, Turqia sheh si të randësishëm kontributin në zhvillimin, stabilitetin dhe paqen e këtij rajoni”, u shpreh Kiliç.

“Na shohim Kosovën si nji familje, dhe anëtarët e familjes nuk munden me qenë indiferentë ndaj problemeve dhe shqetësimeve të familjarëve të tjerë”.

“Po thuhet se TIKA po ndërton xhamitë, por kjo nuk asht e vërtetë, TIKA restauron xhamitë, të cilët egzistojnë dhe përfaqësojnë kulturën e përbashkët, në bashkëpunim me zyrtarët kosovarë. Sepse, kërkesa vjen nga zyrtarët kosovarë, na në asnji mënyrë nuk ndërmarrim ndonji projekt të restaurimit nga vetvetja, këto janë projekte të përbashkëta. Kërkesa vjen, krijohet projekti, projekti miratohet nga autoritetet përkatëse, hapet tenderi, e mandej fillojnë punimet”, u shpreh Kiliç.

Tue theksuae rolin e biznismenëve dhe investitorëve turk në Kosovë, Kiliç u shpreh se me këto investime edhe mjedisi i Kosovës ka ndryshue, me aeroportin, autostradën, e me KEDS’in. Ajo bani të ditun se vëllimi i tregtisë dypalëshe në vitin 2015 asht 260 milionë euro, dhe se gjithsej investimet e Turqisë në Kosovë janë 350 milionë euro. Gjithashtu, njoftoi se në vitin 2013 me 87 milionë euro investime Turqia ka qenë në vendin e parë të investitorëve, kurse në vitin 2015 në vendin e dytë me 70 milionë euro, mbas Zvicrës. Ajo tha se, në 5 muejt e parë të vitit 2016 me 26 milionë euro Turqia, për momentin asht në vendin e parë të investitorëve të huej në Kosovë