Ambasadorja turke: Turqia ka me përkrahë Kosovën për n’BE

Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kilic ka thanë se Turqia asht mike e Kosovës dhe ka me përkrahë atë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Në nji intervistë për ‘Epokën e re’, Kilic ka vlerësue nalt marrëdhaniet e mira në mes të Kosovës dhe Turqisë, si dhe asht zotue se ka me pasë avancim të bashkëpunimit në mes të dy vendeve dhe popujve.

Ndërkohë, tue folë për grusht-shtetin e 15 Korrikut në Turqi, ajo ka thanë se Turqia, miqtë e saj dhe i tanë rajoni, e kanë tejkalue nji rrezik shumë të madh.

Simbas Kilicit, Turqia asht përballë me nji tradhti dhe tentativë nga ana e grupit siç tha ajo terrorist të Fethullah Gulenit, që ka pasë për qëllim rrximin e institucioneve demokratike dhe marrjen e shtetit në dorë.