Ambientalistët kritikojnë: Qeveria e sheh mjedisin si luks

Ambienti i pastër asht jetik për shëndetin, por Kosova përballet me probleme të shumta që nga ndotja e ajrit, lumejve e deri te degradimi i hapesinave të gjelberta.

Këtë e pranon vetë ministri i Mjedisit e Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, i cili para kameras së Televizionit Rrokum rendit shkaktarët e ndotjes së ambientit.

Tu’ e pasë parasysh se asht njeriu ai që e ndot ambientin, Agani thotë se për me ndalue këtë, Ministria ka përgaditë udhëzim administrativ përmes të cilit kanë me u ndëshkue shkelësit.

E meqenëse të gjithë mekanizmat e Ministrisë për mbrojtjen e ambientit ende janë vetëm në letër, Agani i kërkoi ndihmë Televizionit Rrokum dhe mediave të tjera për vetdijësimin e qytetarëve.

Televizioni Rrokum edhe ma herët asht interesue për ambientin, e në veçanti për ndotjen e ajrit nga termocentralet ,për të cilat u dhanë vërejtje të shumta nga eksperti i ambientit dhe radioaktivitetit Shyqeri Dumani.

Tue e akuzue Qeverinë, Dumani thotë se niveli i naltë i ndotjes dhe neglizhenca e institucioneve, asht rezultat i asaj që Qeveria e sheh ambientin si luks.

E se niveli i ndotjes asht shumë i naltë dhe Qeveria nuk ka mekanizma për mbrojtjen e ambientit, e dëshmoi edhe nji hulumtim i fundit për mbrojtjen e mjedisit në 16 komuna”.
Aty thuhet se mostrajtimi i ujnave të zeza për shkak të mungesës së impianteve, deponitë e vjetra dhe ato ilegale, ndotja e lumenjve nga ujnat e zeza dhe mbeturinat, si dhe niveli i ultë i vetëdijesimit të qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit, janë arsyet kryesore të kësaj gjendjeje.

Dy ditë ma parë, edhe Shefi i Zyrës së Bashkimit Europian, Samuel Zbogar alarmoi për ndotjen e randë të mjedisit në Kosovë, tue ba përgjegjës për gjendjen Ministrinë e Mjedisit, të drejtueme nga Ferid Agani.