Amerika dërgon edhe nji kontingjent me tenka në Poloni

Nji dërgesë me pajisje ushtarake amerikane arriti sot në portin e Detit Baltik në Poloni, në kohën kur Rusia po pregaditet për ushtrime ushtarake në Bjellorusi.

Ushtria amerikane ka rritë praninë e saj ushtarake në krejt territorin e Polonisë, në kohën e rritjes së aktiviteteve ushtarake ruse.