Amerika e ka udhëheqë botën, tash koha për Europën!

Gazeta prestigjioze gjermane ‘Spigel’ shkruen se ndoshta Europa duhet të kujdeset për sigurinë e vet – edhe atë në kohnat kur i ka në fqijësi Vladimir Putinin, Recep Tayyip Erdogan’in dhe Shtetin islamik.

Amerika e ka udhëheq botën për nji shekull, por me fitoren e Donald Trump, ky vend vullnetarisht ka heqë dorë nga ky rol, shkruen Spigel’i gjerman, tue vlerësue se Europa dhe Angela Merkel duhet me mbushë këtë zbrazëti.

Kur në Kallnor Donald Trump e jep betimin si presidenti i 45 i SHBA’ve, epoka amerikane “ka me festue 100-vjetorin e vet, por në të njajtën kohë ka me qenë edhe funerali i saj”, pretendon gazeta, e percjellë në shqip gazetametro.net

Spigel konstaton se Amerika ka qenë pikë orientuese për Perëndimin për nji kohë të gjatë, por nëse Trump qeverisë ashtu si ka premtue gjatë kampanjës, vendi i i vullnetit të lirë ka me heqë dorë nga roli i liderit të botës së lirë, atëherë rendi asht te Europa.

Kontinenti duhet me i rezistue popullizmit, tue kombinue me mend kuptimin serioz të tutave dhe tue u përball me zemërimin, por tue mos i kufizue liritë.

Asht koha e fundit që Europa me fillue me i kushtue randësi ma të madhe Bashkimit Europian, derisa shoku për shkak të fitores së Trump mundet me kontribuue që kjo ma në fund me ndodhë, shkruan gazeta.

Për fat të keq, Europa asht në gjendje ma të keqe në disa dekadat e fundit.

Britanikët largohen nga BE, pjesërisht nga friga e lirisë së të tjerëve që të vendosen në Britani të Madhe.

Shumë qeveri i potencojnë çashtjet të cilat i ndajnë, e jo ato të cilat i bashkojnë.

Shtetet e Europës po largohen njana prej tjetrës, konstaton Spigel.

Ҫka ka me ndodhë me Perëndimin, Europën dhe Gjermaninë pa SHBA’të si fuqi udhëheqëse?

Gjermania asht ‘evlad’ i Perëndimit, sidomos i Shteteve të Bashkueme, i ngjallun tue ju falenderue zemërgjërsisë së Amerikës, dhe tash asht në gjendje të shokut të thellë.

Presidenti amerikan ka qenë gjithmonë njikohësisht edhe presidenti gjerman, të paktën kushtimisht, e Barack Obama ka qenë president i dejnë i Perëndimit. Tash duhet të gjindemi pa udhëheqje të Perëndimit, pretendon Spigel.

Gjatë udhëheqjes dhe mbrojtjes 100-vjeçare të Perendimit nga ana e kësaj force, aleatët e saj kanë kalue nji jetë relativisht të rahatshme – kanë mujt me i lejue vetes lluksin që pa entuziazëm me përcjellë idenë europiane, për shkak se aty kanë qenë amerikanët.

Liderat perëndimorë – pa Amerikën – janë ballafaque me detyrat monumentale.

Kancelarja gjermane Angela Merkel asht përfaqësuesja e nji shteti të fortë dhe ka baza të forta morale, gja që kallxoi në krizën e refugjatëve.

Nuk asht e thane që ajo të jetë Woodrow Wilson, por duhet me u ba udhëheqëse e vendosun e Europës.

Nëse nuk ndodh kështu, kjo do të thotë që ajo nuk i ka kuptue shejat e kohës, përfundon gazeta.