Amerika e merr nji vendim i cili ka me befasue Rusinë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka urdhnue këtë t’Ejte Rusinë me mbyllë konsullatën e saj në San Francisco, sikurse edhe përfaqësitë diplomatike në Washington dhe New York deri më 2 Shtator.

Kjo vendimmarrje vjen në kundërpërgjigje të vendimit të Rusisë për me reduktue në numër misionet amerikane në Rusi, që Kremlini e vendosi mbas sanksioneve amerikane për shkak të aneksimit të Krimesë nga Ukraina.

Tashma, të dyja vendet mbeten me nga 3 konsullata secila në vendet respektive, shkruhet ma tej në komunikatën zyrtare të Departamentit të Shtetit.