Amerika e shpall Maduro’n diktator

Kryetarit të Venezuelës i janë vu sanksionet e njana nga masat asht edhe ngrimja e pasunisë së tij në SHBA.

Shtetet e Bashkueme të Amerikës sot e kanë shpall Kryetarin e Venezuelës Nicolas Maduro diktator i cili paraqet rrezik për demokracinë e Venezuelës dhe i kanë futë sanksione me të cilat ngrihet cilado pasuni e tij që mund të ketë në SHBA, transmetojnë agjencitë.

Siç pretendohet, nji nga masat asht edhe ngrimja e pasunisë së Maduro’s në SHBA, si dhe ndalesa për përfaqësuesit e SHBA’ve që me negociue me të.