Amerika i jep 26 milionë euro grant Kosovës

26 milionë euro kap vlerën marrëveshja për grantin e objektivave zhvillimore të nënshkrueme në Presidencë mes Hashim Thaçit dhe ambasadorit amerikan në Prishtinë, Greg Delawie.
Presidenti i vendit Hashim Thaçi mbas nënshkrimit, tha se Kosova asht mirënjohëse ndaj SHBA’s për përkrahjen e vazhdueshme përmes USAID’it, derisa ambasadori Delawie tregoi për vazhdim të mbështetjes së vendit të tij për Kosovën, në politikat zhvillimore.