Amerika i shet Katarit 36 avionë luftarakë për 12 miliardë $ (video)

Ministria e Mbrojtjes e Katarit ka ba të ditun të Mërkurën se ka nënshkrue nji marrëveshje për blemjen e 36 aeroplanëve luftarakë të llojit F-15 nga SHBA’ja për nji shumë prej 12 miliardë dollarëve.

Marrëveshja asht kompletue, përkundër faktit që shteti i Katarit u kritikue kohët e fundit nga Presidenti amerikan Donald Trump, i cili tha se shteti i Gjirit asht përkrahës i terrorizmit, shkruen Euronews.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis dhe disa përfaqësues të Katarit u takuen të Mërkurën për me përmbyllë këtë marrëveshje.