Amerika ja ‘ban’ bllok Erdoganit: S’jemi të detyruem me ja ba qefin Turqisë!

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) deklaroi se nuk asht e nevojshme me u ba zgjedhje ndërmjet Gulenit dhe Turqisë, shkruen gazeta turke Sozcu.

Gjatë nji mitingu Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka deklarue se herët a vonë Amerika duhet me ba nji zgjedhje midis Turqisë ose Gulenit.

Por zadhanësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Elizabeth Trudeau gjatë nji konference për media në lidhje me këtë çashtje tha “Na, në lidhje me ekstradimin kemi me vazhdue simbas procedurave kushtetuese. Kjo nuk ka lidhje me marrëdhaniet e mira që kemi me Turqinë. Nuk ka nji situatë që duhet me zgjedh midis Turqisë dhe Gulenit”.