Amerika ju hakmerret fort ISIS për sulmin n’Turqi

Ma s’paku 250 ushtarë të Shteti Islamik janë vra gjatë nji sulmi ajror në Falluxha t’Irakut.

Sulmi vjen 24 orë mbas sulmit në Stamboll ku dyshohet se ISIS asht përgjegjës i sulmit.

Mediat amerikane raportojnë se gjatë akcionit janë shkatërrue 40 kerre.

Në pamje mund të shihen bombardimet e kryeme nga SHBA.

Nji burim ushtarak konfirmoi për BBC se nji numër i naltë ushtarësh ishin nis drejt provincës së al Qaim në kufi me Sirinë.

Ky qytet asht ende në duer të kalifatit.

Falluxha asht çlirue ditët e fundit nga ushtria irakiane në bashkëpunim me koalicionin ndërkombëtar.
Ajo ndodhet rreth 50 kilometra nga Bagdadi dhe ende luftohet në veri të Sirisë që asht nën kontrollin e kalifatit.