Amerika ndihmon me 32 milionë $ refugjatët myslimanë

Shtetet e Bashkueme të Amerikës kanë me kontribue me rreth 32 milionë dollarë ndihma humanitare për refugjatët myslimanë Rohingya të Myanmarit, ka ba të ditun Departamenti i Shtetit, në përgjigjen e parë të madhe të Presidentit amerikan Donald Trump ndaj eksodit masiv nga ky vend.

Këto mjete financiare që dedikohen për ushqim, kujdes mjekësor, ujë, dhe strehim vijnë mbasi që SHBA ju bashkue korit në rritje të dënimit ndërkombëtar të gjendjes së vështirë të këtij komuniteti, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Në ma pak se nji muej, rreth 421,000 të komunitetit Rohingya ikën në Bangladesh, nji nga vendet ma të varfna në botë, mbasi Kombet e Bashkueme dhe të tjerët ngritën akuza për spastrim etnik.

Muejin e kaluem, rebelët Rohingya sulmuen forcat e sigurisë në Myanmar, tue çue kështu në nji goditje ushtarake në të cilën fshatnat e banueme nga komuniteti Rohingya u dogjën dhe qinda persona u vranë.

 

 

Shperndaje në: