Amerika ndihmon QKUK’n me 3 milion dollarë

Shendetësia në Kosovë ka nevoja të shumta, kurse nevojat reale për furnizim me barna dhe material shpenzues janë mbi mundësitë që ka Kosova me nda buxhet.

Kështu tha Ministri i Shendetësisë Imet Rrahmani, mbas donacionit me vlerë mbi 3 milionë dollarë për spitalet publike të vendit tonë.
Edhe drejtori i QKUK’s, Curr Gjocaj, tha se qytetarët janë ata që përfitojnë ma së shumti nga donacionet.

Kurse menaxheri i Islamic Relief në Kosovë, Ramadan Berisha, falënderoi Ministrinë e Shëndetësisë, që ka mundësue sjelljen e donacionit në vendin tonë.

Shpërndamja e materialit ka me fillue qysh këtë javë nëpër të gjitha degët e QKUK’s.