Amerika në kaos: Trump shpall gjendje të jashtëzakonshme (foto)

Presidenti i Shteteve të Bashkueme të Amerikës, Donald Trump, ka shpall gjendje të jashtëzakonshme në shtetin jugor Louisiana, sepse stuhia Harvey ka shkaktue shira të shumta dhe vërshime të papame ndonjiherë në Houston.

Shpallja e sotme e Trump’it ka të bajë me 5 qarqet e Louisian’ës. Kjo e autorizon edhe Agjencinë Federale për Menaxhimin e Emergjencave (FEMA) për me koordinue përpjekjet për ndihmë në vendet që janë prek nga stuhia Harvey.


Me këtë Qeveria mundet me ndihmue me 75%  të harxhimeve për përkrahjen e tyne.

Në jugperëndim të Lousianës asht prognozue që pritet me ra nga 25 deri në 51 centimetër shi.

Në Houston ra shi prej 71 centimetër, i cili po ashtu llogaritet si nji rekord, tue i shndërrue kështu rrugët në lumej.

Janë lajmërue 5 të mbytun, ndërsa helikopterët janë bllokue tue tentue me pshtue njerëzit nga kulmet e ndërtesave.

Pritet që mbi 30 mijë njerëz me kërkue ndihmë për strehim, mbasi që janë detyrue me i braktisë shtëpitë për shkak vërshimeve.

Mbi 1 mijë shtëpi janë pa rrymë, shumë shkolla janë mbyll, gjithashtu edhe dy aeroportet kryesore në Houston janë mbyll, pistat e të cilave janë të mbushuna me ujë.

“Kërcënim i madh për ta asht se shiu po vazhdon me ra, ndërsa priten edhe vërshime më të mëdha, të cilat mund të zgjasin”, thonë nga Shërbimi Kombëtarë i Meteorologjisë.