Amerika në krizë për ushtarët – stërvit edhe 50 vjeçarët

Trupat elite të ushtrisë amerikane kanë kalue 15 vjet në luftë. SHBA përmes programeve speciale, po përpiqet me i pregadite mendjet dhe trupat e tyne edhe për 15 vjet e tjera.

Forcat Speciale të Komandove ushtarak amerikanë, pa ba shumë bujë ndërmarrin operacione të gjata dhe të rrezikshme të cilat përfshijnë nga rrëmbimi ose vrasja e militantëve, deri të këshillimi i aleatëve në luftë. Ata sulmojnë ekstremistët e ISIS’it në Siri apo kalojnë muej tue ndjekë Al-Shabab në Somali.

Pastaj kthehen në shtëpi, mbas muej të tanë luftimesh shpesh ende me gjak në çizme, për me u shtri pranë grave të tyne dhe qetësisht fillojnë me u pregaditë për misionin e radhës.

Por mbas 15 vjet luftë, edhe ma të fortit bien.

Ushtarët tanë kanë nevojë ndihmë për me e ndreq mendjen, trupin dhe shpirtin, thuhet në letrën e gjenerallejtnat Tony Thomas dërgue Congresit amerikan.

Ky ishte nji pranim i rrallë publik i presionit që këto operacione u shkaktojnë ushtarëve. Por kjo nuk ishte hera e parë që ky problem ishte vrejtë.

Për vjet me radhë Komandot e Operacioneve Speciale të Shteteve të Bashkueme të Amerikës SOCOM, kanë ndërmarrë hapa të jashtëzakonshëm për me rivendos dhe forcue gjendjen fizike dhe psikike të ushtarëve. Ata janë duke u përballë me pyetjen, e cila asht aq e vjetër sa vetë lufta.

Si mundet me u zhvillue trupi i njeriut për me absorbue mundimin e përsëritun fizik dhe prap me arritë performancë mbi mesataren. Si munden qoftë trupat elite me i durue efektet e luftës në mendjet dhe shpirtnat e tyne. Si munden me durue ata ekspozimin e vazhdueshëm ndaj vdekjes dhe shkatërrimit?

Përgjigjja ka me përcaktue menyrën se si Shtetet e Bashkueme të Amerikës kanë me iu qasë luftës së gjatë kundër shtetit Islamik ISIS dhe ekstremistëve të tjerë.

Në debate të hapuna, bashkëshortët, familjarë dhe bashkëpunëtorët e Forcave Speciale dhe atyre ajrore, kanë folë për dhembjen dhe problemet nëpër të cilat të dashunit e tyne kalojnë si pasojë e ktyne misioneve.

Në tre vjete e para të martesës ai ka qenë larg shtëpisë për 30 muej, tha grueja e nji oficeri të operacioneve speciale.

Ajo e kujtonte se si ishte dashurue në të keshnën e tij. Derisa nji ditë e kuptoi se ai kishte vjet pa qeshë. Jeta jonë kishte të bënte vetëm me misionin, – thotë ajo.

Vajza jonë tri vjeçare ka kajte në gjumë çdo natë për katër muej me radhë, dhe përsëriste se babi nuk e don, babi nuk po mundet me e gjetë.

Në nji bisedë tjetër, nji pilot 29 vjeçar qante derisa përshkruente misionet e fundit. Ai foli për nji rast kur disa civilë ishin gjend në vendin e gabuem në kohën e gabueme.

Po mundoheshim me ba gjanë e duhun, por në rrethana të tilla nuk mundëm me ba asgja. Mbas atij rasti, i cili përfundoi fatalisht për civilët piloti 29 vjecar për 6 muej asht trajtue për depresion.

Por misionet nuk ndalen, pamvarësisht pasojave që na bartim, thotë ai.

Amerika nuk ka njerëz të mjaftueshëm për me i çue në misione ushtarake, prandaj detyrohet me marrë edhe ushtarë që i kanë kalue të 50’tat.

E për këtë gja para disa vitesh alarmi ra, realiteti goditi amerikanët. Adam William McRaven e morri komandën e SOCOM’it, në vitin 2011. Në atë kohë në zyrë i erdhi nji raport.

McRaven ishte nji komandant legjendar, udhëheqësi i ekipit që kishte kapë Sadam Hyseinin, e ma mbas edhe i ekipit që e gjurmoi dhe vrau Bin Ladenin. Por ky raport e shqetësoi tej mase. Bahej fjalë për nji hulumtim ku përfshiheshin 69 mijë pjesëtarë të ushtrisë, stafi mbështetës dhe familjet e tyne.

Në këtë raport gjithë përfshimës flitej për rritjen e jashtëzakonshme të divorceve, dhunës në familje, ngasjeve në gjendje të dehun, depresionit, problemeve me gjumin, sëmundjeve kronike dhe dhunës së përgjithshme. Numri i vetëvrasjeve po trondiste shoqninë amerikane. Dhe funeralet e të rive ishin ba tashma të zakonshme.
Që nga viti 2001, 471 operatorë special kanë mbet të vramë në operacione, 3,745 të lënduem dhe shumë të tjerë me probleme post-traumatike.

McRave theksoi se gjendja ishte shumë serioze prandaj duhej fillue implementimi i rekomandimeve të raportit. Ajo që McRaven ka lancue shpejtë u shndërrue në nji kampanjë 39 milion dollarëshe e quejtun – Ruejtja e Forcave dhe Familjeve.

Programi ka futë psikologë, këshillues të familjes, trajner për stërvitje dhe specialistë të tjerë në rutinën e komunitetit të forcave speciale. Misioni përfshin parandalimin, evidentimin dhe zgjidhjen e problemeve para se ato të bahen kronike.

Na jemi nji ekp me shpejtësi shumë të naltë, tha nji këshillues i marinsave. Na nuk presim derisa ata të thehen dhe me dal jashtë loje, por asht e vështirë me i bind këta burra që mvaren në aftësinë e tyne për me durue dhe heshtë dhimbjen, theksoi ai tue iu referue marinsave.

Egziston nji stigmë e lidhun me pranimin e dobësisë dhe se kanë nevojë për ndihmë. Nji hulumtin tregon se 14 % e ushtarëve kanë probleme post-traumatike por në këtë përqindje nuk përfshihen ushtarët të cilët vazhdojnë me qene pjesë e forcës amerikane, por vetëm ata të cilët tashma janë largue.

Ata mbyllen ne vete tue mos i nda me të tjerët problemet që lufta ua ka shkaktue, derisa arrijnë në nji pikë që nuk munden me durue ma.

Na jemi shumë të mirë për me i mshef gjanat dhe mënyrën se si ndihemi, tha nji veteran i ushtrisë amerikane i qujtun Jimmy.
Prandaj largimi i stigmës asht njana prej sfidave kryesore e kësaj iniciative.

Stafi i kësaj iniciative asht përzgjedhë me kujdes dhe ata janë të fokusuem për me i ndihmue ushtarët me arrite përformancë dhe fokus të plotë në misione. Pjesë e programit janë edhe kurset, shkollat dhe aktivitetet për fëmijë, për me i mbajtë familjet të lumtuna por edhe kjo bahet për arsye praktike. Nëse ushtarët kanë familje të lumtuna dhe të shëndetshme, ata fokusohen ma lehtë në misionet e ushtrisë.

Mbas katër vitesh të kampanjës së McRaven, kanë fillue me u vrejtë efektet pozitive të saj. Stigma e kërkimit të ndihmës asht ulë, numri i ushtarëve që kërkojnë ndihmë asht rritë për 77%, niveli i vetëvrasjeve ka ra dukshëm. Gjanat po përmirësohen.

Por problemet e ushtarëve dhe familjeve të tyne vazhdojnë për aq kohë sa lufta vazhdon.