Amerika ngrit aktakuza ndaj truprojeve të Erdogan’it, kjo asht arsyeja (foto/video)

Departamenti i Shtetit amerikan ka ngritë aktakuza ndaj tre truprojeve të Presidentit turk, Reccep Tayyip Erdogan, për shkak të sulmit që kishin krye ata mbi protestuesit në Washingon, gjatë nji vizite të Presidentit turk në SHBA në muejin Maj.

Protestuesit, armenë dhe kurdë që jetojnë në Amerikë, kishin dalë para ambasadës së Turqisë në SHBA për me protestue ndaj Erdoganit, kurse prokuroria amerikane tashma e ka çue në 21 numrin e aktakuzave të ngrituna ndaj sigurimit të Presidentit turk për këtë sulm.

Pjesëtarët e sigurimit të Erdoganit kishin rreh brutalisht protestuesit tue i goditë ata me shkelma, ndërkohë që Erdogan shihte tanë ngjarjen i papenguem nga kerri i tij në distancë.