Amerika para dilemës: Hillary Clinton apo Donald Trump!

trumphillary

Donald Trump ka me qenë kandidati republikan për President, mbas njoftimit dramatik të Ted Cruzit për me u tërheq nga gara.

Cruz humbi thellë në zgjedhjet primare n’Indiana, që çoi në vendimin për me u tërheq.
“Levizja jonë ka me vazhdue dhe ju premtoj se do të vazhdoi me luftue me gjithë forcën dhe aftësitë e mia”, u tha Cruz mbështetësve të tij në nji tubim n’Indiana.

Largimi i të vetmit kandidat që mund të sfidonte Trumpin ja ka lanë të hapun këtij të fundit për ta pasë të garantuem nominimim e Republikanëve.

Trump e fitoi Indianan 53 % me 37 %.

Në të njajtën kohë asht ba e ditun që Hillari Clinton ka humb në Iowa para Sandersit por ky fakt nuk ja largon asaj shanset që të jetë e nominuene për Presidente e Demokratëve amerikanë.