Amerika perballë Rusisë: Luftë hacker’ash në prag të zgjedhjeve!

Nji ditë mbasi Shtëpia e Bardhë deklaroi se i trembet nji sulmi kibernetik ditën e zgjedhjeve, hakerat e Pentagonit ja kanë dalë me ndërhye në rrjetin e Kremlinit.

“Lufta” e hakerëve mes Rusisë dhe SHBA’ve doket se ka arritë kulmin ndërsa na ndajnë vetëm 3 ditë nga zgjedhjet presidenciale.

E simbas asaj që shkruen NBC asht prek edhe rrjeti elektrik dhe ai i telekomunikacionit në Rusi.

Ndërsa ekpsertët amerikanë janë përgadit për skenarin ma të keq në rast të nji sulmi të mundshëm kibernetik, nga ana tjetër edhe Rusia po merrë masa për me mbrojt informacionet e saj kibernetike.

”Masat për të garantue kiber-sigurinë e sistemeve informative, janë për momentin në gjendje të përballojnë kercënimet e bame zyrtarisht ndaj nesh nga përfaqësues të shteteve të tjera”, asht shpreh zadhanësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, i cili ka komentue burimet e publikueme nga NBC.

Ndërsa nuk ndalen edhe akuzat ndaj kandidates Clinton.

Ma së fundi asht themeluesi i Wikileaks Assange i cili deklaron se lufta në Libi asht lufta e Hillary Clinton e cila donte me shfrytëzue pikërisht për zgjedhjet presidenciale.