Amerika përkujton të ranët e luftnave

Asht ba traditë në Amerikë, që të Hanën e fundit të muejit Maj të nderohet kujtimi i të ranëve në luftë.

Këtë vit, Dita e të Ranëve shënohet me 30 Maj, pra sot.

Rreshta të tanë me varre të të ranëve në varrezat kombëtare të Arlington’it, priten me u vizitue nga që sot prej mija amerikanë, anëtarë të familjeve të veteranëve dhe të raneve.

Të ranët e parë të varrosun në Varrezat Kombëtare ishin ushtarë të vramë gjatë Luftës Civile Amerikane. Tani në këto varreza prehen mbi 330 mijë ushtarë.

Numri i ushtareve te vrame amerikane gjate vitit 2007 ne Irak arriti 900 veta. Viti 2007 ishte ma vdekjeprumes për ushtaret amerikane në këtë vend.

Që prej hymjes ne Irak në vitin 2003, numri i përgjithshëm i amerikaneve të vdekum në këtë vend u ba 3900 veta. Këtë e tregojnë të dhanat zyrtare të Pentagonit.

Mes ushtarëve dhe ushtarakëve amerikanë nën flamurin dhe uniformën e SHBA’ve, që shërbejnë ose kanë shërbye janë me dhetra shqiptaro- amerikanë, të cilët janë dallue për rolin e tyne në shërbim të ushtrisë amerikane.

amerika2.jpg4 amerika