Amerika rrit shpenzimet ushtarake n’Europë

Dhoma Përfaqësuese e Kongresit të Shteteve të Bashkueme e ka miratue nji legjislacion për politikë të mbrojtjes tue i parapa 602 miliardë dollarë për mbështetje të shpenzimeve të rrituna për vendosje ushtarake n’Europë.

Ky legjislacion, që asht miratue e mbështet kerkesën e Departamentit amerikan të mbrojtjes për katërfishimin e shpenzimeve, për ma tepër trupa dhe armatim dhe ndihmon për qetësimin e aleatëve të nervozuem të NATO’s në pjesën lindore t’Europës.

Legjislacioni ende duhet të harmonizohet me verzionin e Senatit amerikan, para se t’i paraqitet presidentit, Barack Obama, për nënshkrim.