Amerika tash e sulmon ISIS edhe prej Mesdheu

Marina e Shteteve të Bashkueme tha se dje ka lansue sulme ajrore kundër caqeve të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS),n’Irak dhe Siri, nga nji aeroplanbartëse në Detin Mesdhe, për të parën herë.

Aeroplanët luftarakë amerikanë kanë fluturu nga aeroplanbartësi, Harry S. Truman, mbasi anija ka lëviz në Mesdhe nga Kanali i Suezit, tue mundësue kështu sulmet a para ajrore të kryeme nga Shtetet e Bashkueme në këtë rajon, prej fillimit të luftës së Irakut, në vitin 2003, ka njoftue Marina e SHBA’ve.

Sulmet e maparshme janë lansue nga aeroplanbartësit në Gjirin Persik ose nga bazat tokësore në Bahrain, Turqi dhe vendet e tjera.

Marina amerikane nuk ka dhanë detaje lidhun me atë se sa caqe janë sulmu dhe cilat ishin ato.