Amerika vendos raketa në Turqi për me sulmue ISIS’in

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, tha se Shtetet e Bashkueme kane me vendos nji sistem të lëshimit të raketave në Turqi, afër kufinit me territorin sirian, i cili kontrollohet nga grupi militant Shteti Islamik.

Cavusoglu i tha gazetës turke Haberturk, se sistemi në fjalë ka me u vendos në muejin Maj në juglindje të Turqisë, rajonin që vazhdimisht u sulmue me raketa nga Siria.

“Kemi arrite marrëveshje me amerikanët për me bllokue qytetin Manbij të Sirisë”, tha ai.

Simbas gazetës, sistemi raketor ka me u përdor për me i sulmue militantët e Shtetit Islamik.