Amerika vjen me 4 sisteme të reja anti-raketë në Korenë e Jugut

Katër sisteme të tjera mbrojtëse antiraketë THAAD, kanë m’u instalue këtë javë në nji bazë ushtarake amerikane në Korenë e Jugut, njoftoi sot agjencia zyrtare koreanojugore e lajmeve Yonhap.

Dislokimi vjen mbas nji seri testesh të raketave balistike të Koresë së Veriut kohët e fundit, tue shkaktue gjithnji e ma shumë nji debat të nxetë midis liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un dhe Presidentit të SHBA’ve, Donald Trump.

Forcat amerikane të dislokueme në Korenë e Jugut kanë me i pozicionue sistemet mbrojtëse antiraketë nesër, në nji bazë të re ushatarake në Seongju, rreth 300 kilometra në jug të Seulit.

THAAD asht nji akronim për Mbrojtjen e Zonës së Naltësisë së Terminalit të Naltë, nji sistem mbrojtës i raketave antibalistike  i projektuem nga SHBA.

Shperndaje në: