Amerikanet e kapin shefin e ISIS per arme kimike

US Army soldiers from 2-8 Infantry, 2nd Brigade, 4th Infantry Division wearing their full chemical protection suits walk inside the courtyard of an industrial complex they secured which they thought was a possible site for weapons of mass destruction in the central Iraqi town of Baquba 01 May 2003. The building was secured without any incidents and no WMD were found. The building was used as a bread factory. AFP PHOTO/ / AFP / ROBERTO SCHMIDT

Forcat speciale amerikane arritën me kap n’Irak shefin e njisisë së veçantë të ISIS për armët kimike, njoftuen burime të shërbimeve sekrete irakiane, të citueme nga agjencia amerikane e informacionit, Associated Press.
Kjo agjenci citon dy zyrtarë të shërbimeve sekrete irakiane, simbas të cilëve bahet fjalë për shefin e armëve kimike të ISIS, zyrtar i naltë i kësaj organizate xhihadiste, që SHBA e kishin arrestue gjatë nji operacioni të trupave speciale, muejin e kaluem në Irak, por pa e ditun se për kend asht fjala.
Dy zyrtarët e shërbimit sekret irakian thanë se personi ishte identifikue si Suleiman Daoud al-Afari.
Al Afari, diku 50-vjeç, ka punue gjatë regjimit të diktatorit irakian, Sadam Husein, për nji njisi kërkimore të forcave të armatosuna për armët kimike dhe biologjike.