Amerikanët konfirmojnë: Po, asht vra Lavdrim Muhaxheri

Forcat e koalicionit të drejtueme nga SHBA kanë konfirmue se njani nga komandantët e grupit terrorist Shteti Islamik (ISIS), Lavdrim Muhaxheri, asht vra në Siri.

Zadhanësi i forcave të koalicionit, kolonel Ryan Dillon, ka thanë se Muhaxheri asht vra më 7 Qershor në sulmin ajror te Majadin, jo larg Deir Ezor në lindje të Sirisë.

“Ai ishte shqiptar nga Kosova dhe lider i vetproklamuem i luftarëve të huej të Shtetit Islam nga Kosova”, ka thanë Dillon për media përmes nji video-thirrje nga Bagdadi, transmeton AFP.

Ai ka thanë se Muhaxheri ishte “luftari ma i njoftun dhe ma radikal shqiptar” në Siri, përgjegjës për planifikim sulmesh të shumta terroriste, përfshi edhe planin e pasuksesshëm për sulm ndaj futbollistëve izraelitë në ndeshjen Shqipni-Izrael, të zhvillueme vitin e kaluem në Shqipni.