Amerikanët me batalion të ri në Kosovë, kjo asht arsyeja!

Shtetet e Bashkueme të Amerikës më 19 Korrik kanë me dërgue në Kosovë 500 ushtarë të rijë nga Texasi, Karolina e Veriut, California dhe New Yorku, dhe kjo simbas gazetës amerikane Stars and Stripes, e cila raporton për ushtrinë, shkaku se në Kosovë mund të ketë tensione.

Këta ushtarë në Kosovë asht parapa me qendrue për rreth 9 muej.

Gazeta shkruen tutje, se tensionet në Kosovë janë rritë sidomos mbas zgjedhjeve nacionale të Qershorit, ku partitë nacionaliste shqiptare kanë shenue nji rritje të konsiderueshme.

Ndërsa, n’anën tjetër partia politike serbe besnike ndaj Beogradit ka fitue nji numër të madh votash nga minoriteti serb.

“Serbët lokal, të cilët në fillim ishin kundër mbrojtjes së NATO’s, tash duen që trupat ushtarake të NATO’s me qendrue në Kosovë në mënyrë që ta mbrojnë komunitetin serb”, shkruen tutje kjo gazetë amerikane, përcjell Metro.

NATO së fundi ka përdor veton karshi nismës së autoriteteve kosovare për transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës.