Amerikë, 3 të vdekun nga nji sulm me thikë!

shbaaa

Dy persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën gjatë nji sulmi me thikë në nji shtëpi dhe në nji qendër tregtare në Masaçusets të SHBA’s, ku mbas disa shtënave nji oficer në detyrë ka vra të dyshuemin, kanë thanë autoritetet.

Zyrtari i policisë, Thomas M. Quinn ka thanë se Arthur Darosa, 28, nga Taunton, ka aksidentue nji kerr jashtë nji shtëpie në qytet, ku më pas ai ka ec mbrenda tue godit me thikë nji grue 80-vjeçare dhe nji grue tjetër, raporton Associeted Press.
80-vjeçarja u dergue në spital, ku ma vonë vdiq.

Ndërsa, grueja tjetër asht tue u trajtue për lëndimet e marra të rrezikshme për jetën.

Motivi për sulmet mbetet nën hetim, por policia e shtetit kanë thanë se kanë gjet prova për nji lidhje me terrorizmin.