Amnesty International: Drejtësi e mohueme për viktimat e dhunës seksuale në Bosnje

Amnesty International ka publikue sot nji raport, simbas të cilit, ma shumë se 20.000 të mbijetuemve nga abuzimi seksual gjatë luftës së fundit në Bosnjë dhe Hercegovinë, ju mohohet drejtësia.

Mbas çerek shekulli nga shpërthimi i luftës në ish- Jugosllavi, raporti kritikon tue thanë se “pasojat shkatërruese fizike dhe psikologjike të këtyne krimeve dhe pengesat e pajustifikueshme, i ndalojnë gratë të marrin ndihmën që ju nevojitet dhe damshpërblimin ligjor që ju takon”.

“Ma shumë se dy dekada mbas luftës, dheta mija gra në Bosnjë po vazhdojnë jetën e tyne të shkatërrueme, me shumë pak ndihma mjekësore, psikologjike dhe financiare” ka thanë Gauri van Gulik, zavendësdrejtor për Europë i Amnesty International, në nji përmbledhje të gjetjeve të raportit.

Grupi për të drejtat e njeriut të organizatës, kanë thanë se raporti i cili bazohet në hulumtimin dyvjeçar, zbulon se si mungesat sistematike dhe mungesa e nji konsensusi politik, ka lanë anash nji gjeneratë të tanë të të mbijetuemve nga dhunimet gjatë konfliktit.