Amnesty International: Qe çka po ju bajnë simpatizantëve të ISIS’it në Mosul

Milicitë e përfshime në luftën kundër grupit militant Shteti Islamik në Irak kanë krye sulme hakmarrëse mbi burrat dhe djemtë në katundet përreth, tha organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International.

Simbas saj, njerëz të dyshuem për lidhje me Shtetin Islamik janë poshtnue publikisht, torturue dhe rreh.

Amnesty International tha se simpatizantë të Shtetit Islamik janë futë në kafaze të pulave dhe janë lanë në rrethrrotullime të lagjeve.

Sot asht dita e 18’të e operacionit të forcave irakiane dhe kurde për rikthimin e Mosulit nga kontrolli i Shteti Islamik.