Ana tjetër e vizitës së Nuland në Kosovë: Ky ishte paralajmërimi i saj për liderët kosovarë

Në kuadër të nji vizite zyrtare në rajonin e Ballkanit Perendimor, ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland, ka qëndrue të Diellen në Prishtinë, ku asht takue veç e veç me drejtuesit e institucioneve ma të nalta të shtetit të Kosovës.

Lajmi.net mëson se qëndrimi i zojës Nuland ndaj liderëve ka qenë koxha i ashpër, e në disa raste edhe qortues.

“Zoja Nuland ka kërkue luftim ma të madh të korrupsionit dhe krimit të organizuem, derisa ka thanë se Kosova duhet me u kujdesë ma shumë për veten, por edhe për marrëdhaniet me fqijt”, ka thanë nji burim për lajmi.net.

Simbas tij, SHBA tash hyjne në vit zgjedhor, sepse në vjeshtë kane me qenë te përqendrueme në zgjedhjet presidenciale dhe për nji kohë nuk munden me i kushtue shumë vemendje Ballkanit Perendimor.

“Ajo ka përmendë vjeshtën, kur Kosova duhet me i krye obligimet që i ka, tue aludue në ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, në mënyrë që me u arritë liberalizimi i vizave për kosovarët”, merr vesh lajmi.net çka ka thanë Nuland.