Anadolu Agency: Puçistët folën përmes WhatsApp, ky ishte plani i tyne!

Pjesëtarët e Forcave të Armatosuna turke, gjatë përpjekjes të egzekutimit të grushtit të shtetit kishin hap nji grup në aplikacionin mobile WhatsApp, raporton Anadolu Agency (AA).

Grupi quhej “Yurtta sulh Biziz” (Ne të kemi paqe në vend).

Administratori i këtij grupi thuhet se ishte nji oficer me emnin Murat Celebioglu, i cili lëshonte urdhna.

Celebioglu në këtë grup kishte përfshi emnat, si: Uzay Sahin, Murat Yanik, Murat Karakus.

Nji nga urdhnat e parë të tij thuhet se ishte që qendra e trafikut të rrugëve në Stamboll të bllokohej.

Ndërsa, Murat Yanik pyeste nëse gjendja asht “pozitive apo negative”.

“Në grup mund të shihen postime të shumta në lidhje me marrjen peng të zavendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosuna të Turqisë, Umit Dundar.

Përdorues të grupit dërgonin informacion edhe për gjendjen në urat mbi Bosfor.
Ndërsa, në lidhje me gjendjen n’Ankara, në grup shpeshherë shpërndan informacione për ndërhymjen në godinën e AK-Partisë si dhe informacione të tjera të ngjashme me to.

Në grup herë mbas here urdhnohen dërgimet e autoblindave dhe tankeve në vende të ndryshme të Stambollit, si dhe vende të tjera ku ata i konsideronin si strategjike.

Ndërkohë asht dhanë edhe urdhni për me godit çdo gja që dilte pengesë”, shkruen kjo agjenci.

 

whacap