Analistat: Ambicja e Albin Kurtit po i kalon kufijtë

Pjesëmarrja e Albin Kurtit në protestën e opozitës në Maqedoni, shihet si sinjal i kjartë i ambicjeve të tij në shtrimjen e lëvizjes përtej kufijve të Kosovës.

Ndonëse ka kohë, që nga diskursi publik ka tërhekë temën e “Shqipnisë së madhe”, paraqitja e Kurtit në këtë protestë asht pa si përpjekje e tij që me aktivizue strategjinë e përfshimjes së kauzës së “Vetëvendosjes” përtej Kosovës. Kurse, pjesëmarrja e Albin Kurtit në protestën e organizueme nga Këshilli që përfaqëson disa parti opozitare, organizata joqeveritare dhe intelektualë të pamvarun, me moton “Drejtësi, Dinjitet, Demokraci”, simbas partisë së tij, asht e domosdoshme, për shkak të gjendjes së randë të shqiptarëve në këtë shtet.

Përderisa “Vetëvendosja” thotë se shqiptarët në Maqedoni po diskriminohen dhe se ky subjekt politik vazhdimisht ka me i përkrahë protestat e tilla, analistat politikë në vend thonë se, Albin Kurti nuk e fsheh pretendimin që me qenë lider i nji lëvizje gjithëshqiptare.

Por, simbas tyne, bashkimi i shqiptarëve asht i mundshëm vetëm në kuadër të proceseve integruese euroatlantike. Megjithëse, analistat vlerësojnë se, skena politike në Maqedoni duhet me u ndërrue, ata thonë se kjo mundet me u ba përmes bashkëpunimit të shqiptarëve me opozitën maqedonase.