Analistat: Rusia po don me rrxue Merkel permes rebelimit te emigrantave

Analista te qendres se NATO’s kane gjete evidenca se nji lufte informative po ndodh ne Gjermani rreth krizez se emigrantave qe lidhet direkt me Vladimir Putin.

Rusia po mundohet me rrxue Angela Merkel tue çue lufte informative, e cila asht e dizajnueme me nxite mllef e paknaqesi ne Gjermani per vendimin e Merkel me i pranue refugjatet siriane, deklaron eksperti senior i NATO’s.

Perpjekja me provokue rrximin e lideres gjermane, e cila ka qene suportuese e zashme e sanksioneve kunder regjimit te Vladimir Putin, jane identifikue nga analistat e NATO’s.

Jānis Sārts, drejtori i “Nato’s Strategic Communications Centre of Excellence”, me seli ne Riga, Latvia, i ka thane gazetes “Observer” se Rusia po finanson forca ekstremiste n’Europe, dhe tashma ka evidenca te shumta se Rusia po agjiton ne Gjermani me rrxue  Merkel.