Analistët e qytetarët: LDK nuk ka ma votues si ma parë

Fushata e fundit elektorale e LDK’s u karakterizue me nji retorik kundër PDK’s, me të cilën arriti me i fitue shumicën e elektoratit, të cilën sot i përfaqësojnë të zgjedhunit e tyne.

Por, pamvarësisht këtyne premtimeve që kanë me qenë kundër Thaçit, liderit të PDK’s nuk ju deshtë shumë kohë për me bind kryetarin e LDK’s Isa Mustafën për nji koalicion bashkë-qeverisës.

Me 12 Shtator të 2014’s LDK’ja e finalizoi marrëveshjen për bashkëqeverisje me PDK.

Analisti Albinot Maloku , thotë për Televizionin Rrokum, se nga ky koalicion ma së shumti ka humbë elektorati i LDK’s, e edhe ma shumë ka humbë kur deputetët e dhanë votën për Thaçin President.

Ndërsa, Nexhmedin Spahiu thotë se LDK’ja në krye me Mustafën në çdo variant asht e humbun.

Por, jo veç analistët mendojnë kështu.

Se LDK, ka humbë shumë vota të qytetarëve, e thonë edhe disa të anketuem nga Televizioni Rrokum.

Se a ka me qenë diskutabile kjo situatë kur mbahen zgjedhjet e reja, mbetet me u pa.