Analistët: Përçamja e opozitës shtyen zgjedhjet

Përçamja e opozitës ka ngritë shumë dyshime për t’ardhmen e saj. Partitë e bllokut opzoitar edhe tash vazhdojnë me u kamuflue si të bashkueme, derisa pajtohen në kërkesën e vetme për zgjedhje të jashtëzakonshme. Mirëpo mbas zhvillimeve të së Premtes së kalueme, gati se të ndamë, ku shumë gjana dolën në shesh, për analistin Arton Musliu, data e zgjedhjeve veçse asht largue. Simbas tij zgjedhjet tash mvaren veç nga ndonji çamje eventuale ndërmjet partnerëve të koalicionit qeverisës.

Mirëpo ndryshe mendon analisti tjetër, Afrim Hoti i cili edhe mbas zhvillimeve mbrenda opozitës, asht i sigurt se zgjidhja e vetme për situatën politike në Kosovë asht shkuemja në zgjedhje.

Megjithatë, Hoti mendon se opozita mundet me u kthye në origjinë, tue funksionue ashtu si ishte për disa muej rresht.

Ndërsa për analistin dhe gazetarin Adrian Çollaku, opozita po tenton me e mshefë përçamjen. Mirëpo simbas tij, kjo përçamje nuk e largon datën e zgjedhjeve, e madje ndalimi i gazit lotësjellës veçse ka me i afrue ma shumë ato.
Çollaku gjithashtu nuk e përjashton mundësinë që si shkak i përçamjes me qenë edhe çashtja se kush po e merr primatin e udhëheqësit të opozitës.

Megjithatë sot gjatë ditës, 3 partitë opozitare janë takue në zyrat e Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës për me diskutue për veprimet e rradhës.