Analistët: ‘Srpska’ ka me u kthye!

Deputetët e Listës Serbe munden me u zavendësue nëse për 6 muejt e ardhshëm nuk do të marrin pjesë në seancat e Kuvendit të Kosovës.

Megjithatë, analistët politikë vlerësojnë se nji gja e tillë nuk do të ndodhë mbasi që, simbas tyne, deputetët e partisë serbe do t’i kthehen punës së legjislativit.

“Unë nuk besoj se ata nuk do të përjashtohen, mbasi që do të kthehen. Këtë e kanë si spekulim politik për me nxit reagime të ndryshme, për ta hiberbolizue këtë çashtje që asht elementare, shtetnore”, ka deklarue njohësi i çashtjeve kushtetuese Riza Smaka.
“Unë po frigësohem se kryeministri Isa Mustafa ka me ba koncesione për me i josh që të kthehet Lista Serbe, e cila do të ketë pasoja natyrisht.
Këta nuk e kanë ba aty për aty veprimin, por natyrisht me plan afatgjatë”.