Analistët: Thaçi zgjedhet President e mandej shpallen zgjedhjet

Nesër në ora 11 pritet që liderit i PDK’s, njiherit Ministri i Punëve të Jashtme me marrë postin e Presidentit të vendit.

E hiç ma larg se para dy ditësh, ai u shpreh i sigurtë se ka me e marrë këtë post, e madje tha se festa ka me qenë ma e madhe se protesta.

E tash që dihet ora e zgjedhjes, partitë opozitare bashkë me simpatizantët po zbardhin mëngjeset nëpër tenda, tu’ kërkuar rrximin e Qeverisë e moslejimin e Thaçit President.

Por pamvarësisht kësaj proteste të opozitës, analisti Imer Mushkolaj beson se Thaçi ka me u zgjedhë President.

Për Mushkolajn s’asht çudi nëse mbas zgjedhjes së Thaçit kanë me u shpallë zgjedhjet.

Ndërsa analisti Ballsor Hoxha beson se mbas zgjedhjes së Thaçit President, nuk ka me pasë ndonji eskalim të situatës në përmasa të mëdha.

Ndërsa analisti Naim Rashiti asht i bindun se kriza ka me vazhdue edhe mbas zgjedhjes së Thaçit President.