Analistët: Zgjedhja e Thaçit pa shkelje kushtetuese!

Në rastin e zgjedhjes së Thaçit president partitë në pushtet janë kujdes t’i kenë 81 deputetë në sallë.

Njohësi i rrethanave politike dhe juridike, Driton Selmanaj ka thanë se nuk ka pasë shkelje procedurale dhe kushtetuese me rastin e zgjedhjes së Hashim Thaçit president.

 
Në nji intervistë për ‘Epokën e re’, Selmanaj ka thanë se prania e 81 deputetëve në sallë e ka siguru kuorumin e mjaftueshëm.

Por, simbas tij, kontestimi i presidentit n’aspektin legal nga opozita asht nji e drejtë kushtetuese që u lejohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Selmanaj ka thanë se Gjykata Kushtetuese mund të mos e trajtojë fare kerkesën e opozitës, tue e cilësu atë si çashtje të gjykueme në rastin Pacolli.