Analisti britanik: Mali i Zi e ka mbështetë Kosovën me kosto të madhe politike

Analisti politik nga Britania e Madhe, Daniel Hamilton, ka komentue për Marrëveshjen e Demarkacionit të kufinit mes Kosovës dhe Malit të Zi, nji ditë para votimit të kësaj marrëveshje në Kuvendin e Kosovës.

Hamilton ka shkrue në rrjetin social Twitter se “gjaja e fundit që i duhet Kosovës asht helmimi i marrëdhanieve me Malin e Zi – shtetin që ka mbështetë Kosovën që nga fillimi, me kosto të madhe politike”.

14194321-10210225731109748-1578176066-n