Analisti nga Beogradi e ‘godet’ fort Serbinë për arrestimin e Thaçit!

Dusan Janjic, analist dhe drejtues i Komitetit Ekzekutiv të Forumit për Marrëdhanie Etnike ka thanë se arrestimi i  Nehat Thaçit në Serbi ka qenë nji goditje e randë për politiken në Serbi.

Ai ka thanë për “Vestin” se arrestimi i Thaçit, komandant i policisë në Rajonin e Mitrovicës, ka qenë nji skandal që ka me i kushtue në negociata me BE’n.

Thaçi ishte arrestue në Konçul dhe dyshohej se më 1999 kishte kercënue nji familje serbe në Lipjan, të cilët ishin largue ma pas.

E deshmitarët thanë se nuk ishte kercënuesi Nehat Thaçi dhe gjykata e liroi.

Ai ma tej përmend edhe nji fakt tjetër, që paraqet ma së miri që shteti i Serbisë nuk po i respekton marrëveshjet e arrituna në Bruksel.

“Hetimi për Nehatin dhe vëllanë e tij Agimin janë nis nga Prokuroria e Naltë Publike e Prishtinës, e zhvendosun në Nish. Urdhni u leshue nga kjo gjykatë e zhvendosun, e cila simbas marrëveshjeve të Brukselit duhej të ishte e mbyllun prej dy vjetëve”, ka thanë Janjic.