Andi Bejtja pyet Ramën: Çfarë kuptimi ka shendetësia falas kur krejt paguejnë sigurime shëndetësore?!

Analisti Andi Bejtja i nxitun edhe nga deklaratat e djeshme të kryeministrit Edi Rama, kur foli për progresin e madh që Rilindja ka ba në Shëndetësi, në faqen e tij në Facebook i ka ba atij nji pyetje retorike për të ashtuquejtunën “shëndetësi falas”.

Simbas Bejtes, çfarë kuptimi ka për kreun e qeverisë koncepti “falas”, ndërkohë qe krejt qytetarëve u merren 3.4 përqind sigurime vetëm për shëndetin!

 

Statusi i plotë i Andi Bejtes:

 

Vazhdimisht dëgjojmë kryeministrin që thotë shëndetësia tani ndryshe nga më parë është falas.

E dëgjova edhe dje dhe pavarësisht se vetë nuk besoj në konceptin e shëndetësisë falas, sinqerisht dua të di, pse tani qenka falas kur si në kohën e Nanos, si në kohën e Berishës, si tani unë dhe të gjithë paguajmë 3.4 për qind sigurime shëndetësore.

Ku është ndryshimi mund të ma thotë njeri?